Mbreti Charles III është fotografuar gjatë një vizite në një xhami.
Sovrani dhe Camilla, Queen Consort vizituan të mërkurën një xhami historike në Brick Lane në lindje të Londrës.
Ato që tërhoqën vëmendjen ishin çorapet e tij, të cilat ishin të grisura.
Sovrani, i cili i hoqi këpucët sapo hyri në xhami siç e kërkon dhe besimi nuk mundi dot të fshihte vrimën që ishte bërë tek corapet e tij.
Charles zgjodhi një pallto të gjatë të zezë mbi një këmishë fustani dhe kravatë ndërsa Camilla veshi një pallto elegante të gjatë të bardhë.
Kur arritën në xhami, Camilla shtoi një shami. Dhe kur erdhi koha për të hequr këpucët, Charles zbuloi se çorapja e tij kishte një vrimë të dukshme pak mbi kyçet e këmbës së djathtë.
Videoja është bërë virale në rrjet.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/theroyalfamily/