ShowBiz

Baladë dhe ritëm, Anxhela Peristeri sapo na bëri për vete me super bashkëpunimet e radhës

Anxhela Peristeri është një nga zërat më të dashur të estradës sonë.

Këngëtarja së fundmi është bërë bashkë me një këngëtar të ri e tepër të talentuar, Stivi, duke i dhuruar publikut jo një, por dy super projekte muzikore.

“N’ëndrra” është një prej baladave më të bukura të dashurisë, në të cilën artistët i këndojnë dashurisë së humbur me një tekst tepër prekës dhe emocional.

Ndërsa projekti i dytë “Morena” është një këngë ritmike dedikuar dashurisë, e përcjellë me mjaft emicion përmes zërave karakteristikë të dy këngëtarëve.

Kënga ka një vijë melodike që të bën për vete sapo e dëgjon.

Nuk mund të lihet papërmendur fakti se videoklipet e dy projekteve muzikore është i kuruar deri në detaje dhe kanë fituar menjëherë zemrat e publikut.

Linqet e këngëve: https://youtu.be/x3ZBjF1kZD8

https://www.youtube.com/watch?v=AVPtqGgOYrk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoetkP4Lw3r/?utm_source=ig_web_copy_link