ShowBiz

Mbretëresha Camilla rezulton pozitive me Covid-19

Mbretëresha Camilla ka rezultuar pozitive për koronavirus gati një vit pas shpalljes së diagnozës së saj të parë me COVID-19.

Buckingham Palace ndau lajmin në një deklaratë sot.

Camilla ka rezultuar pozitive.

Me keqardhje, ajo ka anuluar të gjitha angazhimet e saj publike për këtë javë dhe u kërkon ndjesë të sinqertë atyre që kishin dashur të merrnin pjesë në to.

Shkurtin e kaluar, Clarence House njoftoi se Mbretëresha Camilla, 75 vjeç, rezultoi pozitive për COVID. Camilla rezultoi pozitive katër ditë pasi burri i saj, i cili atëherë njihej si Princi Charles, u izolua pas diagnozës së tij pozitive me koronavirus.

Gjendja e saj nuk është alarmante megjithatë mjekët rekomanduan kujdesin e nevojshëm sipas burimeve pranë tyre.

Linku: https://people.com/royals/queen-camilla-coronavirus-second-time-cancels-engagements/

Burimi i fotos:https://www.facebook.com/TheBritishMonarchy