Disa ditë më parë në rrjet ka qarkulluar një foto e reperit me origjinë shqiptare Sin Boy, brenda një ambulance.
Menjëherë pas kësaj në llogarinë e Instagramit të tij është postuar një foto me shkrimin:
“Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”.
Megjithatë në rubrikën e komenteve fansat e reperit nuk arrijnë ta besojnë dot këtë lajm të hidhur.
Pavarësisht kësaj situate ende të paqartë ka qënë edhe motra e reperit, e cila ka postuar foton e tij në InstaStory duke pranëshkruar frazën hidhëruese ‘RIP’.
Megjithatë pritet të kenë një njoftim zyrtar lidhur me këtë lajm të trishtë, pasi në rrjet po aludohet edhe se reperi përmes kësaj mënyrë do të rikthejë vëmendjen e publikut tek ai.
Do të ishte e papranueshme nëse kjo situatë është përdorur për qëllim vëmendjeje.
Linku: https://www.instagram.com/stories/isyourgirlelena/3038050295057750809/
https://www.instagram.com/p/CopUAyBsOm9/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClMEJ-HstkD/?utm_source=ig_web_copy_link