Sipas MeteoAlb, orët e shumta me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që të ketë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave në zonat Veriore dhe Lindore.
Por pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore parashikohet që edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do të jenë në dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com