ShowBiz

U dyshua se i dhanë fund romancës së tyre, kjo foto tregon gjithçka për raportin e Elhaidës dhe Ledianit

Romanca e këngëtares, Elhaida Danit dhe balerinit, Ledian Agallijaj lindi teksa të dy ishin çift në emisionin e kërcimit “Dance With The Stars”.

Edhe pse lidhja e tyre bëri shumë bujë në rrjete sociale, ata vazhduan së bashku edhe pas përfundimit të emisionit të kërcimit.

Në ditën e të dashuruarve u vu re nga fansat se çifti nuk pati një urim publik për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Kjo solli më pas dyshimet se raport i tyre mund të ishte në krizë.

Mirëpo së fundmi IconStyle ka publikuar një foto teksa Elhaida dhe Lediani shihen në shoqërinë e njëri-tjetrin në një nga ambientet e Tiranës.

Fotoja tregon më së miri se ata nuk janë ndarë e se madje janë rikthyer në Tiranë pas pushimeve.

Linku: IconStyle

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ci8BvKUqvrK/