ShowBiz

Konkurrentja e Big Brother Vip rrëfen sherrin me Dafina Zeqirin, ja si filloi gjithçka

Stresi së fundmi ka realizuar një intervistë me Xhulin brenda shtëpisë vip.

Reperi ka qenë për pak çaste moderator i emisionit NIN.

Sigurisht këtë moment Stresi e ka shfrytëzuar duke i drejtuar pyetje të vështira kundërshtares së tij në lojë.

Stresi e ka ngacmuar për përplasjen fizike që ka pasur dikur me Dafinën.

A mendon se një grua e fortë si ti që flet gjithmonë për feminizmin dhe mbrojtjen ndaj gruas dha një shembull të mirë kur ka përmendur dhunën ndaj një gruaje tjetër, qoftë edhe si vetëmbrojtje?

Ka ndodhur një rast që ishim në një vend të përbashkët në pub, dhe ishte me motrën e vet, në atë kohë që të dyjat ishim fytyra që ishim përfolur edhe motra e asaj me ofendoi me një fjalë shumë të rëndë, dhe kjo ka kaluar nga shpina e mi ka kapur flokët”, ka thënë Xhuli.

“Nuk ishte sulm por ishte vetëmbrojtje, se kam filluar e para, por e ka filluar ajo. Edhe sot po të më ndodhi do të veproja njëjtë, për këtë arsye kam kryer kurse boksi, ‘kick box’ e xhudo”, -tha Xhuli duke e mbyllur këtë muhabet.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/