Gjatë ditës së sotme në vendin tonë depërtojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: Në zona malore -2 deri 12°C, në zona e ulëta 2 deri 18°C, në zona bregdetare 6 deri 18°C
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com