ShowBiz

Nuk heq dorë nga Eurovision-i, Ronela Hajati pretendon të përfaqësojë këtë shtet në festival

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura.

Vitin e kaluar ajo ka përfaqësuar vendin tonë në Eurovision.

Performanca e saj elektrizoi skenën, por këngëtarja nuk mundi të kalonte në finale.

Mesa duket dëshira për të prekur sërish skenën magjike të festivalit më të madh të muzikës në Europë, vazhdon të jetë prezente tek këngëtarja.

Në rrjet po qarkullon një video që njofton se Ronela është pretendente për të përfaqësuar San Marinon në “Eurovision 2023”.

Pritet që ajo të ngjitet në skenë në 23 shkurt për të performuar.

Linku: https://vm.tiktok.com/ZMYS1W9hU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoulE3pISSU/?utm_source=ig_web_copy_link