ShowBiz

Kiara rrëfen momentin e vështirë në Big Brother dhe më i habituri është Luizi

Konkurrentet e Big Brother Vip kanë qenë live tek Shqipëria Live.

Kiara në daljen e saj ka zbuluar momentin më të vështirë brenda shtëpisë vip.

Nëse medoni se ka të bëjë me Luizin e keni gabim.

‘Momentet e sikletshme janë të shumta, por momenti më i sikletshëm që kam patur ka qenë kur ndodhi ai problemi shëndetësor, që ngrita karrigen, u rrëzova. Është më i sikletshmi, sepse përveç dhimbjes që përjetova, kisha frikën e familjarëve që po më shihnin. Kish edhe frikën që si do të vazhdonte rrugëtimi im, sepse isha në një pikë që mjekët më pyetën “nëse ti vërtet je keq, mund ta ndërpresësh.” Unë pavarësisht dhimbjeve, thoja “jo”, sepse më vinte shumë inat që rrugëtimi im të përfundonte për diçka të tillë”- tha Kiara, referuar problemit shëndetësor që pati javët e para kur u fut në reality-show.

Luizi duket se është më i habituri pasi mund të ketë menduar se momenti i vështirë ka qenë problemi i tij shëndetësor që i rrëfeu Kiarës.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=bCkXBMFTqQ4

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=bCkXBMFTqQ4