ShowBiz

Nga dashuria e Luizit dhe Kiarës deri tek ndjesitë për Nitën, Bledi Mane nuk kursehet

Bledi Mane u largua shumë shpejt formatit të njohur “Big Brother VIP”.

Eksperienca e tij edhe pse e shkurtër shkaktoi shumë zhurmë brenda shtëpisë së famshme.

Bledi u ‘vetësakrifikua’ duke marrë vendimin për të dalë gjatë spektaklit të kaluar, teksa ishte në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin.

Sipas tij, ai mori këtë vendim për të shpëtuar Kiarën.

Ndërsa ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Wake Up”, Bledi vazhdonte t’i qëndronte besnik arsyes së vendimit të tij, mirëpo përveç kësaj zbuloi disa detaje të tjera lidhur me formatin.

Gazetari pohoi se në opinionin e tij marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës është duke u zbehur.

“Më besoni, një nga asyet pse dola ishte që të lija Kiarën, sepse “larg syrit, larg zemrës”. Luizi është i paparishikueshëm, ndoshta një lojatre tjetër do ta joshte. Dalja e Kiarës do t’i zbehte ndjenjat. Ajo dashuri sa vjen dhe zbehet”, u shpreh Bledi në “Wake Up.”

Ndër të tjera ai u ndal edhe tek Nita, me të cilën zhvilloi dasmën tradiconale kosovare.

“Kishte një lloj kimie të vogël, por më tepër sapioseksualizëm. Ndoshta pas spektaklit do e pres dhe varet si do shkojën gjërat”, ka përfunduar ai.

Linku: https://youtu.be/CdxilxhR7Z0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bled_mane/