Jocelyn Wildenstein, e njohur si gruaja mace pretendon se nuk ka bërë kurrë operacione estetike.
Sipas saj imazhet që shfaqen në rrjete sociale janë të edituara nga të tjerët.
82-vjeçarja ka ndarë një foto në vitet e saj të adoleshencës, si një provë për të vërtetuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale në jetën e saj.
“Këtu jam unë, në një kurs baleti në Zvicër, kur isha 15 vjeç, kështu që boll spekuluat me imazhin tim. I them mediave që të ndalen!
Dhe i them që të mos i ndryshojnë fotot e mia me Photoshop. Mjaft postuat foto të rreme të miat. Së shpejti, do të shikoni fytyrën time të vërtetë në televizor”, shkruan Wildenstein në rrjetet sociale.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bo9oBU8DgaL/?utm_source=ig_web_copy_link