ShowBiz

Vëllai i pastrehë i Madonnës ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare

Vëllai i madh i Madonna-s Anthony Ciccone ka vdekur në moshën 66-vjeçare, ka bërë të ditur një anëtar i familjes së tij.

Ai kishte luftuar me alkoolizmin dhe thuhet se ishte i pastrehë për shumë vite, në një moment jetonte nën një urë.

Kunati i tij Joe Henry ka bërë të ditur lajmin në Instagram krahas një fotoje të vjetër bardh e zi të tij.

“E kam njohur që kur isha 15 vjeç, në pranverën e jetës sonë në Michigan kanë kaluar kaq shumë vite”, shkruan kantautori Henry, i cili është i martuar me motrën e Madonës, Melanie Ciccone.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Madonna nuk e ka komentuar publikisht vdekjen e Ciccone, por yllit të popit i pëlqeu postimi i Joe Henry në Instagram që zbuloi lajmin.

Madonna u rrit në qytetin e Detroit, Michigan, me Anthony dhe vëllezërit e motrat e saj të tjerë. Ndërsa ajo u transferua në Nju Jork në 1978 për të ndjekur një karrierë në vallëzim dhe muzikë, Ciccone qëndroi në Michigan.

Ata humbën nënën e tyre nga kanceri i gjirit në vitin 1963 kur ishin fëmijë të vegjël.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-64779134

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/madonna/tagged/