ShowBiz

“E bën gjithçka për vëmendje”, miku i ngushtë i Kristit flet për trekëndëshin e zhurmshëm

Kristi dhe Keisi ka nisur një romancë brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”.

Kjo marrëdhënie ka shkaktuar shumë zhurmë jashtë, pasi ka pasur disa reagime nga familjarë të tyre si edhe nga ish-e dashura e Kristit.

Përmes disa postimeve në InstaStory ajo hodhi poshtë të gjithë pretendimet e Kristit se dyshja ishte ndarë pak përpara se ky i fundit të hynte në format.

Ajo publikoi disa fotot të mesazheve të tyre të fundit.

Megjithatë ka pasur shumë reagime në rrjet lidhur me këtë çështje.

Së fundmi miku i ngushtë i Kristit, Olsi Abazi, ka deklaruar se Zaza po e bën gjithçka për vëmendje.

Abazi pohoi gjithashtu se me sa e njeh Kristi, ai është i përfshirë me Keisin dhe se ndjenjat e tyre janë të vërteta.

“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka.

Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze. 

Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt.  Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do”, u shpreh ai.

Linku: https://youtu.be/b_8Ghyjwqto

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZw9q9tqPae/?utm_source=ig_web_copy_link