ShowBiz

Thyen heshtjen, Shakira jep intervistën e parë pas ndarjes nga Pique

Këngëtarja kolumbiane ka dhënë intervistën e saj të parë për një media meksikane.

E hëna nisi me polemika pasi u njoftua se Shakira do të jepte intervistën e saj të parë për ‘En Punto’, një shfaqje televizive në Canal Las Estrellas të Meksikës, në më shumë se gjysmë viti pas ndarjes së saj nga Gerard Pique.

Kjo intervistë vjen gjithashtu edhe pas katër këngëve të saj që shprehnin urrejtje ndaj kundër Piques dhe partneres së tij të re, Clara Chia.

Pa hyrë ende në detaje, pasi do të duhet të presim të martën që intervista të transmetohet e plotë, programi ka ndarë një preview të shkurtër ku mund të shohim disa nga deklaratat e superyllit kolumbian.

“Ka një vend të rezervuar në ferr për ato gra që nuk i mbështesin të tjerat”, deklaroi Shakira për En Punto.

Ylli i pop-it është treguar e sinqertë kur ka shpjeguar se ende po kalon një periudhë të vështirë

“Unë qëndrova në heshtje dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Po, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e kaluar dhimbjen e ndarjes. Jam në sy të publikut, dhe sepse ndarja jonë nuk ishte normale. Ndarja ka qenë e vështirë, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”.

Gjithë kësaj, Shakira i ka shtuar edhe atë që u prish gjatë rrugës: “E kam dëgjuar edhe atë histori që gruas i duhet një burrë, kam ëndërruar edhe një familje me baba dhe nënë në të njëjtën shtëpi. Kam qenë e dashuruar me dashurinë dhe kam arritur ta kuptoj nga një këndvështrim tjetër dhe të ndiej se sot i mjaftoj vetes. Kur një grua përballet me jetën, ajo del më e forte.

Unë jam gati për raundin tjetër, le të vijë jeta dhe të më tregojë se çfarë tjetër ka”, është shprehur ndër të tjera ylli kolumbian.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/music/2023/02/27/63fc44ebca4741da3d8b458f.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpDe4KgO_pZ/?utm_source=ig_web_copy_link