ShowBiz

A do të shkonte në dasmën e Luizit dhe Kiarës? Amosi befason me përgjigjen

Aktori i njohur, Amos Zaharia ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”.

Ai ka folur sërish lidhur me eksperiencën e tij në formatin e njohur, si edhe për opinionet e tij lidhur me banorët.

Aktorit i është drejtuar pyetja nëse do të shkonte në dasmën e çiftit Luiz-Kiara nëse këta do të bënin një të tillë jashtë shtëpisë së famshme.

“Kjo është gjëja që unë kam dyshuar që në fillim të hyrjes sime aty brenda.

Mendova që të dy po e shfrytëzonin për lojë, mbase Kiara më shumë sepse tek Luizi kam parë në një moment sinqeritetin në sytë e tij ose është një aktor shumë i mirë në jetë. Por tek Kiara e shikoja që kishte një lloj dyzimi.

I ndjehej diçka që si të thuash ishte e pavërtetë, kështu që kjo po e vërteton në një farë mënyre. Unë si do që të jetë ju uroj që ata të martohen, të trashëgohen dhe të kenë fëmijë.

Nëse do të martohen realisht atëherë me shumë qejf do të jem atje. Por kur e shikoj që është një dasëm që bëhet sa për sy dhe faqe jo”, është shprehur Amosi.

Linku: Big Brother VIP

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/amosmujizaharia/