ShowBiz

Luizi bën hapin e parë, ja si reagon Kiara Tito pas kërkesës së faljes së tij     

Kjo periudhë ka qënë tepër e vështirë për dyshen Luiz-Kiara.

Ata kanë patur konflikte të vazhdueshme mes njëri-tjetrit.

Kiara ka vendosur të mos i flas më Luizit derisa sipas saj këngëtari të kuptojë gabimin dhe mos ta bëjë sërish.

Pas dy ditësh, në të cilat çifti nuk ka pasur komunikim, Luizi ka vendosur ta bëj vetë hapin e parë për të rregulluar marrëdhënien e tyre, duke i kërkuar falje moderatores.

‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi”, është shprehur Luizi.

Kiara është shprehur se nuk i beson më dhe i kërkon llogari pse s’ka ardhur më parë tek ajp për t’i kërkuar falje.

“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë.

Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë.

Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë”, është shprehur Kiara.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CpSEHEbuI19/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/