ShowBiz

Reagon me një shkrim të gjatë pas përjashtimit nga BBV, Ermiona nuk e kursen as Kiarën

Ermiona ditën e djeshme është përjashtuar nga formati i njohur “Big Brother VIP”.

Shkak është bërë komunikimi i ashpër i saj ndaj disa banorëve brenda shtëpisë së famshme.

Ermiona ka reaguar më në fund lidhur me eksperiencën e saj, ku nuk ka hezituar të falenderojë publikun për mbështetjen, por jo vetëm kaq.

Ajo është shprehur se nuk mund të qëndronte më gjatë në atë shtëpi me hienat, ku përjashton nga grupi i tyre vetëm Luizin, Kristin dhe Keisin.

Askund këngëtarja nuk ka përmendur emrin e Kiarës.

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim.

Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort.

Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!”, shkruan Ermiona.

Linku: https://www.instagram.com/p/CpQkjQ0N7sP/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbSzEnht7VH/?utm_source=ig_web_copy_link