ShowBiz

‘Provokohet’ për raportin me Xhulin, Stresi befason me përgjigjen

Stresi është konsideruar si një nga banorët më të fortë në formatin “Big Brother VIP”.

Gjatë një darke me të nominuarit e tjerë, ata u përballen me disa pyetje nga ku disa ishin tepër pikante.

Një nga ato ishte për reperin, ku ky i fundit ‘u ngacmua’ për raportin e tij me Xhulin.

“A ka shanse të dashurohesh me të vërtetë me Xhulin?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar Stresit.

“Jam marrëzisht i dashuruar me Kejsin dhe po luftoj për të, Xhulin e shoh si motër dhe bashkëjetuese po ashtu shoqe”, ka thënë Stresi.

E një gjë të tillë e ka kundërshtuar edhe Xhuli.

“Unë edhe Stresi kurrë e përjetë nuk ka shanse asnjëherë”, ka thënë ajo.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CpTdQDGIek1/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmHC5BroDXZ/?utm_source=ig_web_copy_link