ShowBiz

‘Jam shumë e dashuruar’, Adrola Dushi vjen me një rrëfim ndryshe mbi jetën private

Adrola Dushi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin Në Kurthin e Piter Pan.

Modelja është ndalur në disa etapa të jetës së saj. Jeta private ka marrë një pjesë të vemendjes.

A ka një kapo në jetën e saj modelja?

‘Unë jam kapo i vetes time dhe këtë gjë ia mësoj dhe djalit tim, duhet të jetë i zoti i vetes. Por sigurisht që do të doja shumë që të kisha një partner kapo, i cili do më udhëhiqte në jetën time, sepse ne femrat jemi të brishta, duam qetësi, duam dashuri, ndërsa meshkujt janë më luftarakë, janë më të fuqishëm dhe sigurisht dua të kem një partner kapo në jetën time.’

Kujtojmë se Adrola dhe Capitali prej kohësh flitet se janë në një liodhje.

Pas ngacmimeve të Alketës, Adrola tha se janë shokë.

Një pyetje tjetër ngacmuese ishte nëse modelja është e dashuruar. Dushi u shpre se është shumë e dashuruar.

Në një pikë të intervistës u komentuan udhëtimet e shumta drejtë Prishtinës aty ku jeton dhe Capitali.

Më pas modelja u ndal tek djali i saj Troi. Ajo tregoi se është bërë mami në moshën 20 vjeçare dhe në një moment ka menduar ta ndërpresë shtatzëninë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5i_yIAS5C_E

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/adroladushi/