Lifestyle

Horoskopi ditor, 5 mars 2023

Dashi

Ju keni hënën në shenjën tuaj, kështu që do të jeni shumë reflektues. Për sa i përket situatës së punës, është një kohë e shkëlqyer për të investuar dhe për të lënë vend për gjëra të reja.

Demi

Kushdo që ka përjetuar një krizë dashurie është në një moment shumë të veçantë, e gjitha për shkak të kalimit të Venusit dhe Marsit. Në punë duhet të mësoni të kërkoni ndihmë.

Binjakët

Hëna nuk është më kundër, prandaj e mirë për marrëdhëniet me të tjerët dhe nëse jeni vetëm, muaji mars do jetë shumë interesant për takime. Në punë, nëse jeni punonjës, mund të keni konfirmime të mira.

Gaforrja

Një ditë pak e përmbajtur për ndjenjat ndaj bëni kujdes nga çdo polemikë me partnerin. Në punë është më mirë të mos shkoni shumë larg me mendimet tuaja.

Luani

Një ditë shumë e bukur për ndjenjat. Sot do të keni mundësi të flisni, të dilni, të argëtoheni dhe të shëroni situatat e pazgjidhura të periudhës së fundit. Në punë duhet të zgjidhni, por nuk do jetë aq e vështirë sepse tashmë i keni idetë e qarta.

Virgjëresha

Nëse jeni beqarë, përpiquni të hapeni për takime të reja dhe jini më pak të turpshëm, sepse qielli premton të mira nga pikëpamja e dashurisë. Jeni shumë të stimuluar në punë, por jeni duke pritur për atë mundësi që duket se nuk do të vijë kurrë.

Peshorja

Kujdes nga kjo hënë, e cila është ende përballë jush. Mund të ketë situata për t’u sqaruar në dashuri. Në punë, një projekt duhet të përfundojë deri në fund të majit. Ata që janë thjesht punonjës do të duhet të marrin vendime të rëndësishme.

Akrepi

Në dashuri duhet të shmangni konfliktet me partnerin dhe të përpiqeni ta kaloni muajin me më shumë qetësi. Në punë kontaktet e reja do sjellin lajme të mira.

Shigjetari

Në dashuri do të ishte më mirë të tregoheni të kujdesshëm sepse mund të bini në tundimin e tradhtisë që nuk është kurrë një zgjedhje e mirë. Në punë ka diçka për t’u rishikuar. Jo çdo gjë po shkon sipas planit dhe për këtë ju vuani shumë. Përveshni mëngët.

Bricjapi

Në dashuri duhet të filloni të bëni projekte të rëndësishme për aq kohë sa jeni në një lidhje të qëndrueshme. Në punë mund të merrni propozime të reja për t’u vlerësuar me kujdes. Duroni dhe prisni: peshoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni.

Ujori

Kini kujdes në dashuri sepse flakët e vjetra mund të kthehen. Në punë është më mirë të kujdeseni për disa detyra në të njëjtën kohë.

Peshqit

Në dashuri ka ardhur koha për të kompensuar kohën e humbur për shkak të angazhimeve në punë. Përkushtojuni partnerit tuaj dhe tregojini atij gjithë forcën dhe besimin që keni fituar në periudhën e fundit. Në punë duhet të jeni të kujdesshëm për çështjet ekonomike.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-domenica-5-marzo-2023/

Burimi i fotos: freepik.com