Lifestyle

Parashikimi i motit, 6 mars 2023

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në vendin tonë, por gjithashtu do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Ndërsa gjatë mesditës dhe në orët vijuese parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin. Pritet që vranësirat më të fokusuara të jenë në zonat veriore të Shqipërisë duke sjellë dhe reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com