ShowBiz

Çfarë i tha Kiara? Luizi zbulon bisedën me moderatoren që e emocionoi shumë

Luizi dhe Kiara janë dyshja më e komentuar dhe më e pëlqyer e momentit.

Ata e kanë krijuar romancën e tyre brenda shtëpisë së famshme.

Edhe pse gjatë rrugëtimit në formatin e njohur, lidhja e tyre ka pasur ulje ngritje, çifti duket të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Së fundmi Luizi gjatë një bisede me Sabianin ka zbuluar se është emicionuar nga një bisedë që ka patur së fundmi me Kiarën.

Teksa Luizi i ka kërkuar produksionit që t’i hiqnin rrobat e tij të dimrit nga shtëpia e famshme, Kiara është shprehur që t’i linin në shtëpinë e saj.

Kjo e ka prekur Luizin, i cili është bindur se lidhja e tyre do të vazhdojë dhe jashtë.

“Të gjithë xhupat e dimrit, i futa tek dhoma e rrëfimit dhe i thashë do m’i coni… dhe tha Kiara çoni tek shtëpia ime dhe kur të dalim i rregullojmë bashkë, i sistemojmë bashkë.

E di si m’u duk? Sikur, kur të dalim nga këtu ne do të jetojmë bashkë, i marrim gjërat avash-avash bashkë.

Se normal sfidë tjetër është edhe kur të dalim. Do jetë presioni, kurdo që të dalim,”u shpreh Luizi.

Linku: https://www.tiktok.com/@artistikshqip/video/7207637909074218246

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co42xSPLcQs/