Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura dhe më të suksesshmet.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët kanë patur shumë kuriozitet lidhur me jetën e saj.
Moderatorja edhe pse ka shumë vite në televizion, është tepër hermetike për sa i përketë jetës së saj private.
“Pse ke zgjedhur të mbash aq private jetën personale?”, ka pyetur një nga ndjekëset e saj.
“Atë që se dinë, nuk e vrasin dot”, është shprehur Alketa.
Ndërsa një pyetje tjetër lidhet me rëndësinë që moderatorja i ka dhënë karrierës së saj.
“Deri diku”, nuk është gjithçka; tani që i kam realizuar disa gjëra kam arritur në këtë përfundim, sepse kam qënë shumë ambicioze, arriviste e palodhur..
Puna është e vërtetë, s’të tradhëton kurrë. Por jeta, të jetosh është më e bukur se çdo sukses që vjen nga pushteti dhe paraja e famës dhe suksesit! Të jetosh kohën që ikën, njerëzit që do, miqtë, udhëtimet, pasionet e tua është më e rëndësishmja”, është shprehur Alketa.
Linku: https://www.instagram.com/stories/alketavejsiu/3052663703975730502/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpVra6lITA7/?utm_source=ig_web_copy_link