Ditën e djeshme në emisionin e njohur të pasdites “Ftesë në pesë”, janë ftuar dy miqtë e ngushtë të Luizit, Joni dhe Mario.
Gjatë intervistës ata janë pyetur nga moderatorja Bieta Sulo për opinionin e tyre lidhur me marrëdhënien e Luizit dhe Jonit.
Ata janë shprehur se ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek Kiara dhe madje Joni është shprehur se po të ishte në vendin e Luizit nuk do ta duronte dot.
“Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë.
Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam.
Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën”, është shprehur Joni.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CpdLboqsjKG/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CorYvjaoWcm/?utm_source=ig_web_copy_link