Sipas MeteoAlb, mbetet e paqëndrueshme situata atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta, por në sasi të pakta. Ndërsa, zonat malore do të kenë reshje dëbore me intensitet të ulët.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë terriori i vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë 4 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com