ShowBiz

Përflitet gjithmon për partnerin, këngëtarja shqiptare u mbyll gojën paragjykuesve

Linda Halimi është një nga këngëtaret më të përfoluara të showbizit.

Shkak shpeshherë është bërë jeta e saj sentimientale.

Edhe pse ajo ka vite që jeton në ShBA, jeta e saj private gjithmon kuriozon publikun.

Së fundmi këngëtarja ka qënë e ftuar në një lidhje direkte për “ABC-ja e Mëngjesit” Linda ka folur për gjithçka, nga fillimet e karrierës, eksperiencat e ndryshme në skenë deri te bashkëshorti.

E pyetur se si është ndjerë nga paragjykimet që ka zgjedhur të ketë në krahë dikë me ngjyrë, Linda ka thënë se njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës.

“Më vjen mirë që njerëzit janë të hapur ndaj popujve të tjerë. As ti dhe as unë, nuk kemi zgjedhur etnicitetin se çfarë duhet t’i përkasim.

Dmth njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës. Unë nuk jam martuar me dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, jam martuar për shkak të personalitetit të tij, për mënyrën se si më ka respektuar gjithë jetën, mënyrën se si më ka dashur dhe i uroj çdo femre në botë të ketë dashuë dhe respektin që unë kam”, është shprehur ajo.

Linku: https://youtu.be/HGKoLdTEFYU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnyTC-UMRQR/?utm_source=ig_web_copy_link