ShowBiz

Pse mungoi një urim për 8 Mars, Einxhel Shkira zbulon arsyen

Einxhel Shkira zbulon me një postim të gjatë në rrjete  sociale pse vendosi të mos bëntë për 8 Mars asnjë reagim.

‘Pse zgjodha të mos shkruaj apo uroj për 8 Mars?
Thjeshtë nuke e ndjeva, e ndjeva ta kaloje si një ditë të lumtur për veten time, si çdo ditë tjetër që mundohem t’ia bëj sa më
të bukur vetes dhe të tjerave që më rrethojnë.Por smunda të
mos shihja për së largu hipokrizinë kolektive, qoftë dhe atëonline!

Sa shumë flitet për gruan në një ditë, kur ne frymojmë dhe përpiqemi të mbijetojmë në këë shoqëri patriarkale dhe 364 ditët e tjera të vitit!

Sa hipokritë jemi që e duam njëra tjetrën në një ditë dhe e shajmë 364 ditët e tjera!

Sa të dashur në një ditë kur i vrasim gratë 364 ditët e tjera! I çojmë lule pasi i kemi vrarë në të gjitha format. Kujtohemi në një ditë të vitit të festojmë madhështinë tonë, të protesojmë për të drejtat tona dhe të nesërmen të zhytemi sërisht në përditshmërinë që na shkel
me këmb vetëm se jemi gra! Hipokrizia më e madhe është që ndonjëherë kjo këmbë sështë veëm e meshkujve por dhe e
vet grave. Prandaj unë, jo vetëm për 8Mars por çdo ditë lutem që gratë të çohen një ditë e tja nisin nga vetja se pari, nga respekti për veten, pastaj nga respekti për tjetrën,nga
vlersimi për gruan në tërësi.

Duaje veten grua por dhe gratë e tjera, sepse dashuria dhe respekti vijne zinxhir, e ne ja kemi
thyer të gjitha hallkat me urrejtjen dhe perçmimin ndaj njera-tjetrës!! Kur të kemi arritur të duam njëra tjetrën, do lutem që
të ngrihemi të gjitha bashkë me njëra tjetrën për njëra-tjetrën kundra padrejtësive dhe për të drejtat tona! E të Gëzuara qofshi 365 ditet e vitit, u shpreh moderatorja.’

Linku: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/