ShowBiz

Publikut nuk e shpëton asgjë, kryqëzojnë Xhulin për gafën e rëndë

Xhuli është konsideruar si një nga banoret më të forta të formatit “Big Brother VIP Kosova”.

Mirëpo edhe pse është një nga të preferuarat e publikut, ky e fundit nuk e kursen aspak atë.

Xhuli ka lënë një gafë teksa po bisedonte me një pjesë të banorëve.

Ajo ka thënë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.Ajo ka treguar se i njihte mirë rëndësinë e “odave”, pasi kishte një familje patriarkale.

“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin”, ka thënë Xhuli.

Menjëherë ka qënë Stresi ai, i cili kthehet dhe e pyet Xhulin sa vjeç i ka babai i saj.

“Babi i ka 64 vjeç”, ka zbuluar Xhuli, duke lënë të kuptohet që I ati i saj ka lindur në vitin 1959.

Publiku nuk e kursyer aspak banoren pasi Azem Galica, ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ConmgDsMpkq/?utm_source=ig_web_copy_link