ShowBiz

Çfarë ndodhi papritur? Antoneta tenton të largohet nga gara e BBV

Mbrëmja e djeshme nuk ka qënë aspak e lehtë për Antonetën.

Për shkak të nominimit është një nga banoret më të rrezikuara për të lënë garën e “Big Brother VIP”, mirëpo përveç kësaj debatet e shumta kryesisht me djemë kanë rënduar gjendjes e saj.

Gjatë një debati me Luizin dhe Maestron, Antoneta ka tentuar të lërë shtëpinë e famshme, pasi sipas saj tensioni i lojës është shumë i madh.

Ajo ka marrë valixhen për t’u larguar duke u shmangur përpjekjeve të disa prej çunave të shtëpisë për të biseduar me të.

Ndërkaq kanë qenë banorët e tjerë të shtëpisë të cilët e kanë qetësuar Antonetën, e për rrjedhojë ajo ka vendosur të vazhdojë lojën.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CppaJhwsNj8/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpaNz0jN141/?utm_source=ig_web_copy_link