ShowBiz

Ups! Miqtë e Luizit pohojnë një aleancë të këngëtarit me Oltën

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Eksperienca e tij në formatin e njohur “Big Brother VIP”, e ka shndërruar në një personazh shumë të dashur për publikun.

Pak kohë më parë këngëtari ka takuar dy nga miqtë e tij më të ngushtë, Mario dhe Joni, të cilët së fundmi kanë qënë të ftuar për intervistë në emisionin “Glamour Zone”.

Ndër të tjera ata janë shprehur se shohin një ‘aleancë të fshehtë’ mes Luizit dhe Oltës.

“Me Oltën. Ata kanë një telepati të frikshme me njëri-tjetrin, ndoshta edhe publiku mund ta ketë kuptuar.

Ata kuptohen me një shikim. Por nuk duhet përjashtuar edhe se nëse do të kishin mundësi të dy do ta eleminonin njëri-tjetrin.

Duke qenë se nuk i kanë vendosur asnjëherë përballë, atëhere kanë një aleancë”, janë shprehur ata.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=WylTxfp2wzQ

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=WylTxfp2wzQ