Lumi Vjosa është një nga çeshtjet më të diskutuara në sektorin e turizmit prej vitesh brenda dhe jashtë vendit.
Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar duke i dhënë fund njëherë e mirë debateve mbi mbrojtjen e këtij lumi.
Nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa, përfshirë këtu edhe HEC-et që krijuan një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
‘Sot është shpallur vendimin përfundimtar. Vjosa shpallet Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si Park Natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënsh, Shushicës, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Europë,’ u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cpu4ZNPgGjX/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/explore/tags/lumivjosa/