ShowBiz

Më në fund paqe, Olta ‘i dhuron’ puthje dhe përqafime Luizit

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë konsideruar si dy nga banorët më të fortë të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Gjatë spektaklit Vëllai i Madh u ka dhënë një shans banorëve për të rritur çmimin e madh, duke realizuar një sfidë.

Të ndarë në çifte ata do të qëndronin së bashku të veshur me një bluze të përbashkët.

Një nga çiftet ishte Olta dhe Luizi, të cilët mesa duket po e kalojnë më së miri këtë sfidë.

Përveç kësaj Olta i ka dhuruar shumë puthje Luizit.

“S’e pa Kiara, sa inat më erdhi…”, është shprehur aktorja dhe e ka puthur sërish që ta shihte e dashura e këngëtarit.

 

Linku: https://www.instagram.com/reel/CptHSYJOIRq/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cpqsy4EsAzc/?utm_source=ig_web_copy_link