ShowBiz

Me një pozë me barkun e rrumbullakosur, Neda Balluku emocionon me dedikimin e fundit

Neda Balluku është në pritje të ëmbël. Familja e tyre do të zgjerohet me një vajzë.

Balluku krahas një poze me barkun e rrumbullakosur ka ndarë me ndjekësit kënaqësitë dhe vështirësitë e rrugëtimit të saj të jetës deri në këtë pikë.

‘Çdo shenjë tregon se jetoj. Se solla në jetë njeri. Se lashë pa gjumë prej ankthit atë që më solli në jetë mua. Se u sëmura. Se ia dola. Se u lodha. Se u gëzova. Se çdo shenjë është shtëpi e shpirtit tim.
Në krahun tim është shenja e ndërhyrjes së parë në jetë. Vetëm 6 muajshe. Viti 1991. Dhe pesë vite më vonë, apandesiti i vuri vulën ankthit të prindërve të mi se kishin sjellë në jetë një fëmijë delikat. Dhjetëra shenja më pas, treguan se ja dola në gjithçka. Edhe pse mendja e tyre për mua ende nuk ka ndryshuar.
Strija e barkut është e preferuara ime. Po zmadhohet çdo ditë e më shumë. Një shtatzani e tretë ndihet. Në trup. Në lekurë. Në shpirt. Nuk është e thjeshtë. Të paktën jo gjithmonë. Mendoj se i kam thënë lamtumirë shumë prej ëndrrave që nisën me shenjat e para. Por ja vlejti?! Për jetën, po! Për të qenë nënë, po! Për ata sy që të kërkojnë. Për fjalët fëminore që të korrigjojnë. Dhe për ata shpirtra, që ndonëse je jo perfekte siç je, të dashurojnë.

Fëmija në këtë foto mbetet ende delikat. Dhe qëndron akoma stoike aty, për t’i treguar trupit të kësaj gruaje që po rritet, se pa ato shenja, nuk do të ishte kjo që është.’

Linku: https://www.instagram.com/nedaballuku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/nedaballuku/