Lifestyle

Nga origjina tek veroret, gjithçka që duhet të dimë për Ditën e Verës

Vitet e fundit “Dita e Verës” është bërë festë zyrtare ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor.

Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhe që është ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët tona.

Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas dimrit.

Dita e Verës shoqërohej me zjarre mbrëmjeve, në mes të fshatit, të cilët i kapërcenin burrat e djemtë, si për t’i lënë lamtumirën dimrit. Dita e Verës ishte dita e veroreve.
Në shumë raste në Ditën e Verës thureshin kurora dhe i varnin në portat e shtëpisë, për të sjellë fat.

Veroret përdoren për tu mbrojtur nga dielli i papritur i Marsit. Dhe të gjithë e vendosin në fillim të Marsit.

Vendoset me 1 Mars dhe duhet të hiqet me 30 Mars. E heqim veroren e vendosim në dafinë ose sipër një trëndafili që ta marrë një dallëndyshe.

Linku: arkiva news

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Co6gBeJt64i/