ShowBiz

Nga raporti me Luizin tek fallsiteti i Kiarës, Kejvina flet hapur në daljen e fundit

Kejvina Kthella ka thyer heshtjen duke dalë në një intervistë për Fan Club.

Modelja ka sqaruar raportin e saj me Luizin, Kiarën dhe problemet me ligjin që janë përfolur në rrjet.

‘Unë dhe Luizi kemi shkuar shume mirë dhe e thoja se e kam si vëlla. Donte të më mbronte, kuptoheshim. Ai moment nuk prishi raportin tonë.

Kur të dalë jam e sigurt se do jemi njësoj. Dronin e dërgova për t’i thënë se jam me atë dhe për t’i kërkur falje’.

Për sa i përket raportit me Kiarën modelja shprehet.

‘Nuk kam probleme me Kiarën. Kiara ka probleme me veten pastaj me të tjerët. Unë e kam mbështetur. Por ajo kishte thëne se nuk më rrinte dot afër se i prish imazhin. Nuk me ka pelqyer kjo që ka bërë. Nuk më duket e vërtetë në raportin me Luizin. Më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj se në fillim nuk e duronte e nënçmonte.
Kur u kthye nga spitali ndryshoi. Nuk e kuptoj pse është njeriu me fallco.’

Për sa i përket thashethemeve se modelja kërkohet nga ligji ajo iu përgjigjet kështu.

“Nuk kam asnjè problem me SPAK. As me ligjin. Jam e lirë dhe shumë në rregull”

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=4t15mm2iStc

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kejvina/