Mikesha e Keisit ka qenë e ftuar së fundmi në Shqipëria Live. Ajo ka zbuluar më shumë detaje për raportin e Keisit me Kristin dhe thashethemet që po qarkullojnë për Lorencin.
Mikesha e saj Frensi ka treguar se Lorenci nuk ka ndikim në vendimin e Keist për Kristin.
‘Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.
Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare. Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur, por janë vetëm miq’- tha ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=rrBbgT0HfDA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/keisimedini/