Vdes në moshën 30-vjeçare blogerja e njohur Jehane Thomas.
Thomas vdiq tragjikisht dhe lajmi vjen pak ditë pasi ajo publikoi një video duke qarë dhe duke i treguar ndjekësve se kishte dhimbje të tmerrshme.
Mamaja e dashur, e cila me prejardhje është nga Doncaster, la pas djemtë Isaac, trevjeç dhe Elijah, njëvjeç.
Jehane për muaj të tërë kishte përdorur platformat e saj të mediave sociale për të dokumentuar betejën e saj me migrenën.
Ajo ishte në spital për gjashtë ditë. Ditë para vdekjes së saj, Jehane u tha ndjekësve të saj në Instagram se ajo ndjehej sikur djemtë e saj, Isaac dhe Elijah, ishin “rritur kaq shumë” ndërsa ajo ishte në spital.
“Faleminderit për të gjithë ata që kanë arritur, por më e rëndësishmja faleminderit prindërve të mi dhe Liam që morën përsipër djemtë dhe shtëpinë për mua. Gjithmonë u sigurova që ata të kujdeseshin.
Linku: https://www.derbytelegraph.co.uk/news/uk-world-news/mum-aged-30-dies-suddenly-8269581
Burimi i fotos: unsplash.com