Lifestyle

Çfarë ushqimesh duhet të shmangni gjatë agjërimit

Ushqimet që duhen shmangur gjatë Ramazanit.

Ushqime të yndyrshme dhe të skuqura.

Nutricionistët këshillojnë në përgjithësi dhe në veçanti gjatë muajit të Ramazanit që të shmanget ngrënia e ushqimeve të yndyrshme dhe të skuqura. Gjithashtu, ngrënia e ushqimeve të yndyrshme pas orëve të gjata agjërimi mund të shkaktojë probleme me stomakun.

Ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri.

Nutricionistët rekomandojnë shmangien e ushqimeve që përmbajnë një përqindje të lartë sheqeri, si pjatat e ëmbla orientale të Ramazanit dhe çokollata me qumësht, sepse ato kanë vlera të ulëta ushqyese. Përveç kësaj, ato janë të pasura me kalori të larta që kthehen në yndyrë të akumuluar dhe në këtë mënyrë shkaktojnë shtim në peshë. Ato mund të sjellin edhe probleme shëndetësore nëse konsumohen çdo ditë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Pije joalkoolike dhe lëngje të përpunuara.

Konsumimi i pijeve joalkoolike dhe lëngjeve të përpunuara është një nga zakonet e këqija në tryezën e iftarit dhe të syfyrit. Këto pije zakonisht përmbajnë një përmbajtje të lartë sheqeri që çon në shtim në peshë. Ky zakon i dëmshëm mund të shkaktojë edhe probleme të lëkurës si puçrrat.

Ushqime të pasura me karbohidrate të thjeshta ose të rafinuara

Këto ushqime përfshijnë pasta, ëmbëlsira, krofanë, briosh gjitha rrisin ngopjen për 4 orë dhe më pas ju lënë të uritur gjatë agjërimit.

Ushqimet e kripura

Një çekuilibër i niveleve të natriumit në trupin tuaj ju bën të keni shumë etje gjatë agjërimit. Prandaj përpiquni të shmangni arrat e kripura, turshitë, patate të skuqura dhe të gjitha llojet e ushqimeve që përmbajnë salcë soje.

Pije me kafeinë

Nutricionistët paralajmërojnë të mos pini kafe gjatë vaktit të syfyrit, pasi ajo, nga ana tjetër, çon në pagjumësi.

Linku: https://thedermolab.com/what-to-eat-and-what-to-avoid-during-ramadan/

Burimi i fotos: unsplash.com