Modelja e njohur Cindy Marina ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin e pasdites me Rudinën.
Ajo ka zbuluar për publikun se si është njohur me partnerin e saj, Genar Topalli.
Ajo u shpreh se ishte njohur me djalin e politikanes së njohur, Jozefina Toplli teksa ishet me pushime dhe gjithçka erdhi me kohën.
“Jemi njohur pak rastësisht mund të them, në plazh. Kemi luajtur volejboll bashkë gjatë verës.
Thjesht rrinim bashkë çdo ditë, luanim volejboll dhe avash-avash u lidhëm.
Nuk mund të them që kishte një shenjë, por thjesht kuptohet, mendoj që njerëzit thjesht e kuptojnë kur dikush ka një pëlqim ose diçka përtej shoqërisë. Thjesht e kuptova, mendoj edhe ai e kuptoi edhe kështu na nisi historia”, është shprehur modelja.
Ndërsa nuk hezitoi të tregonte edhe arsyen pse çifti konfliktohej shpesh njëri-tjetrin.
“Unë gjithmonë e pyes për çdo lloj vendimi të madh, por edhe për gjëra të vogla, për shembull për veshje dhe ai më thotë “unë s’marr vesh, nuk e di pse më pyet.
Por më pëlqen të marr një fjalë ose mendim sepse e vlerësoj shumë mendimin e atij dhe patjetër vendimet e mëdha i diskutojmë bashkë dhe opinioni dhe këshillat që më jep ai janë shumë të rëndësishme për mua, kështu që s’kam pasur ndonjëherë, ai është shumë mbështetës, është i pari që thotë provoje dhe gjithmonë e kam mbrapa si mbështetës kështu që jam shumë me fat dhe e falenderoj shumë”, ka përfunduar Cindy.
Linku: https://youtube.com/shorts/btWABXomFRo?feature=share
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnfXRPTS0ho/?utm_source=ig_web_copy_link