ShowBiz

Shkak nata me Oltën, Luizi dhe Kiara përballen keq në Prime

Pas sherreve të mesnatës çifti janë përballur në Prime me njëri-tjetrin për situatën e tensionuar mes tyre.

‘Kiara shprehet se që e vogël ka qenë e pavarur dhe nuk pranon që dikush ti tregojë se çfarë duhet të bëjë.

Më lëndon shumë një person që flet me atë lloj gjuhe dhe nuk e toleroj dot.

Unë doja të shijoja natën e fundit. Më erdhi shumë inat që ai nuk u gëzua që më shikonte mua të lumtur dhe pse me Oltën.’

Kiara i thotë se ti je i rrëmbyer dhe kjo gjë e frikëson.

Luizi pas gjithë kësaj thjeshtë u shpreh se gabova.

Opinionistët e shikojnë lëvizjen e Kiarës si një mundësi për një lojë të re nëse vazhdon qëndrimin. Ata shprehen se ajo ka qëndruar e heshtur deri më tani pasi i ka pëlqyer vëmendja që merr nga Luizi.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/