ShowBiz

“Thirrni urgjencën se jam keq”, ja çfarë i ndodhi Oltës gjatë darkës me Kiarën

Gjatë darkës në mbrëmjen e djeshme, Olta dhe Kiara i janë përgjigjur disa pyetjeve të përgatitura nga Vëllai i Madh.

Mirëpo në rastet kur ato nuk dëshironin të kthenin përgjigje duhet të pinin tekila.

Një nga pyetjet, për të cilën aktorja nuk dëshironte të kthente përgjigjie lidhej me blerjen e lodrave të seksit.

Në këtë moment olta nuk ka dashur të përgjigjet dhe ka thënë se nuk pi dot më tekila, pasi ndihej keq.

“Unë kam thënë gjëra më bombë këtu për këtë ta pi shotin? Nuk kam blerë me të vërtetë, kam hyrë në sexshop.

Nuk pi dot tekila, jam keq. Leje, thirr çik Urgjencën. Po, po thirr Urgjencën. Hë tani thirr Urgjencën se jam keq. Urgjencaaa? Nejse hajde se po e pi nga shishja. Ja tani ta bëjnë video dhe dal unë kështu.

Ik ore. Ua po më dridhen duart. Nuk pi dot moj, e urrej tekilën”, është shprehur Olta.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqNbp1cN48P/