ShowBiz

“N’kuadër t’lojës”, moderatorja e njohur shton dyshimet për pjesëmarrjen në Big Brother VIP

Roza Lati është padyshim një nga figurat më të pëlqyera dhe të përfoluara të showbizit.

Moderatorja së fundmi ka shtuar dyshimet për pjesëmarrjen e saj në formatin e njohur “Big Brother VIP”.

Ajo ka postuar një shkrim në InstaStory ku në fakt ështtë një frazë shumë e njohur për publikun.

“N’kuadër t’lojës”, është shprehja e shumëpërdorur brenda shtëpisë së famshme nga Luizi.

“E gjen dot çfarë do bëj”, ka pyetur Roza ndjekësit e saj duke shtuar kështu më shumë dyshimet.

Edhe më parë moderatorja u përfol për pjesëmarrjen e saj në BBV, por ajo i hodhi poshtë aludimet e atëhershme.

Linku: https://www.instagram.com/stories/roza_lati/3067950057495053110/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/