Ronela Hajati ka ndarë një dedikim prkës për të atin e ndjerë.
Krahas një poze me të Ronela shkruan:
Kjo është fotoja e fundit që kishim bashkë, sepse pas dy ditësh ti nuk ishe më. Në këtë foto ka shumë sëmundje, shëmti, trishtim, ka shumë dhimbje në fakt.
Por një gjë është e sigurt! Nuk ka asnjë foto që ka aq shumë dashuri sa kjo!
Bëhen 10 vite që s’të kam dhe sa do doja vetëm një orë të të përqafoja pak! Kur lutem, pas Zotit te kam ty se e di që ti nuk do largohesh asnjëherë prej meje dhe e di jam njeriu që të ka dashur më shumë në botë! Të dua si përherë Busho!’, ka shkruar këngëtarja.
Linku: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/