Elvis Pupa është një nga personazhet më të dashur për skenat e humorit në vendin tonë .
Aktori ka ndarë një rrëfim të trishtë së fundmi me Oltën në Big Brother.
Visi tregoi se para 8 vitesh ka humbur aksidentalisht të atin në det. Kur është aksident është e vështirë sepse nuk ke ndarje. Ne ishim në Australi dhe na u desh dy ditë me ardhur. Ka pasur dallgë të forta dhe nga lodhja e ka lënë zemra teksa notonte.
Artisti tregoi se pavarësisht ngjarjes së rëndë është me fat që e ka njohur sepse ka shumë raste të tjera që e kanë humbur në moshë të re apo nuk e kanë njohur fare.
Unë në fillim e përjetova shumë keq. Por kam pasur një shok psikolog që më ka ndihmuar ta pranoj.
Që pas asaj kam ndryshuar komplet stil jete dhe nuk më tremb më asgjë.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cqcqvw9suNc/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elvispupa/