Gjatë spektaklit të së martës, Vëllai i Madh u premtoi banorëve disa telefonata me familjarët e tyre.
Së fundmi ka qënë Nita ajo që ka komunikuar me të atin dhe mbesën e saj.
Që në nisjen e telefonatës Nita është emocionuar teksa ia dëgjoi zërin të atit dhe i tha atij se e ka marrë malli dhe se e do shumë atë.
Të njëjtën gjë tha edhe për mbesën e vogël. Babai i Nitës i tha asaj ta vazhdojë lojën dhe se është shumë krenar për të.
Babai Nitës nuk ka harruar të ngushëllojë familjen e Palit dhe stafin e Top Channel për sulmin terrorist.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CqbJj_Zr2pI/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cp9zvpAIaQE/?utm_source=ig_web_copy_link