Ronaldo Sharka ka njoftuar se do ta shikojmë në ekranin e Top Channel në rolin e moderatorit.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Ronaldo ka ndarë lajmin me ndjekësit.
‘Babi, ja dola. Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e Top Channel. Duke nisur nga kjo e diel, në E Diell me Eriola Docin nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq po ju zbulojmë vetëm kaq”-shkruan ai.
Kujtojmë se pak javë më parë Ronaldo humbi të atin dhe ëndrra e tij më e madhe ishte të kishte një program në Top Channel.
Linku: https://www.instagram.com/p/CqdmXW_MiyB/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/