Mbrëmjen e djeshme, Olta mori vendimin e prerë për të lënë përgjysmë garën e “Big Brother VIP”.
Gjatë spektaklit aktorja u shpreh se më tepër mungesa e djalit e ka shtyrë drejt këtij vendimi, e sipas saj emocionet më të mëdha do t’ia dhuronte Amar sesa finalja e BBV.
Edhe pse banorët iu lutën që të qëndronte, Olta nuk hoqi dorë nga vendimi i saj për t’u larguar.
Pas daljes së saj, kudo në rrjet po qarkullon një video teksa shihet Olta duke takuar familjarët e saj.
Në video shihet teksa Olta takon fillimisht motrën e saj, për të cilën kanë qarkulluar aludime se nuk ka raport të mirë me aktoren.
Ndërsa Olta takon familjarë të tjerë vë re se ata janë ende duke parë spektaklin e BBV dhe u kërkon atyre ta heqin televizorin nga aty.
Linku: https://www.tiktok.com/@multiistufff/video/7217240807500303621
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnkmO2Drr_S/?utm_source=ig_web_copy_link