Lifestyle

Parashikimi i motit, 2 prill 2023

Sipas MeteoAlb, një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gjithë vendin tonë përgjatë gjithë 24-orëshit. Parshikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje shiu në veri dhe pjesërisht në qendwr, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore edhe në zonat juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë Celsius në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com