Partnerja e Elvis Pupës ka qenë e ftuar në Wake-Up.
Deklararata e aktorit se flejnë në krevate të ndarë ka bërë jo pak zhurmë në rrjet.
Partnerja e tij ka zbuluar si e priti deklaratën e partnerit dhe aludimeve që iu bë në rrjet.
‘Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet.
Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç.
Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë.
Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari”- u përgjigj Belina.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Hzj6lmsfL9o
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/elvispupa/